Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, ka vizituar sot Runikun e Skënderajt. Gjatë kësaj vizite, bashkë edhe me disa kandidatë për deputetë nga Drenica, Xhaka qe ka numrin në listë 34 ka takuar qytetarë dhe me ta ka diskutuar për temat që prekin komunitetin në këtë zonë.
Xhaka ka falënderuar edhe kryetarin e degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtakun për përkrahjen dhe mikpritjen që vazhdimisht po i ofron atij si kandidat nga Diaspora.

“Një falënderim i veçantë shkon për Sami Lushtakun për mikpritjen dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme. Angazhimi dhe përkushtimi i tij ndaj kësaj ane është një shembull i vërtetë i lidershipit dhe dashurisë për vendin”, ka shkruar Xhaka, raporton PortaliMagazina.com

Ky është postimi i plotë I Xhakës: