Kandidati i PDK-së për deputet, Petrit Hajdari, ka takuar Endrit Thaçin, djalin e presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka bërë me dije se Kosova mundet më mirë edhe në raport Gjykatën Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qytetarët meritojnë një Kosovë të zhvilluar dhe me prosperitet.

“Pata kënaqësinë ta takoj djalin e Presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçin. Përkushtimi ynë për një Kosovë më të mirë na bashkon dhe këtë Kosovë e meriton më shumë se kushdo Hashim Thaçi, që po mbahet larg shtetit i cili meritat e tij i ka në themel. Kosova mundet Ma Mirë edhe në raport me Hagën. Kosova e zhvilluar e me prosperitet, është ajo që Thaçi do ta gjejë në kthimin e tij të pashmangshëm në liri.”, ka shkruar Hajdari.