Shumë shpejt pritet fillojë edicioni më i ri BBVIP Kosova, ndërkohë produksioni ka vendosur për emrat e opinionistëve që do të jenë kësaj here.
PortaliMgazina.com, nga burime të saj shumë të sigurta merr vesh se aktorja nga Shqipëria, Rudina Dembacaj dhe moderatori i njohur, Resul Sinani, do të jenë në karrigen e opinionistëve.
Rudina, aktorja e humorit nga Shqipëria ka lënë televizioni Top Channel si bashkautore e emisionit “Goca dhe Gra”, kurse Sinani, një ndër njerëzit me të njohur të ekranit para pak kohësh ka njoftuar se është larguar nga televizioni ATV dhe kaluar në Klan Kosova.
Të dytë bashkë në një rol të ri, do të shihen cdo të hënë dhe të premte në Klan Kosova duke gjykuar lojën e banorëve të shtëpisë me të famshme në vend, raporton PortalimiMagazina.com















