Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, është parë sonte në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova shihet se Vula ishte i shoqëruar nga Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, dhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, raporton Klankosova.tv.

Gjithashtu është paralajmëruar se Ledri Vula sonte do t’i drejtohet edhe masës gjatë protestës.
Protesta po mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.















