Një aksident i rëndë me fatalitet mes një motoçiklete dhe automjeti ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku ka mbetur i vdekur një 29 vjeçar.
PortaliMagazina.com, mëson se viktima është tiktokeri i njohur Laurent Krasniqi i cili vite më parë ka qenë pjesë e T7 si kameraman. Me këtë rast redaksia i shprehin ngushëllime të sinqerta familjes për këtë humbje.











