Një persona ka mbetur i plagosur pak minuta më parë në fshatin Banjë të Istogut, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ky i fundit ka shtuar se i plagosuri është dërguar në spitalin e Pejës, dhe se, gjendja e tij sipas mjekëve është stabile.

‘’Sot rreth orës 20:50, Policia është njoftuar se në fshatin Banjë-Istog, një person është lenduar nga arma e zjarrit, Policia menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjës, për të mbledhur provat e nevojshme, i lenduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, ndërsa i dyshuari është lagruar nga vendi i ngjarjës, Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar’’, ka njoftuar ai