Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pritet të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje politike për konstituimin e Kuvendit.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut siç meson Klankosova.tv është planifikuar të mbahet në orën 13:30 (në zhvillim e sipër), ndërsa në fokus pritet të jenë zhvillimet rreth formimit të institucioneve të reja dhe zhbllokimi i procesit të konstituimit të Kuvendit.

Ndërkohë, Klankosova.tv mësohet se Kurti ka ftuar edhe kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini, në një takim për orën 18:00, por ky i fundit e ka refuzuar ftesën.

Takimet vijnë në një kohë kur afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa partitë politike po tentojnë të gjejnë një zgjidhje për të shmangur një krizë të re institucionale.