Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e një 38-vjeçari nga Kosova mbrëmjen e së enjtes në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë.

Viktima është Lorik Deçi, i cili prej vitesh jetonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton Klankosova.tv.

Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe të afërmit, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e parakohshme.

“Lamtumirë, Lorik…Ka lajme që ta thyejnë zemrën. Ikja jote e parakohshme na tronditi të gjithëve. Si djalë i lagjes sonë, do të të kujtojmë gjithmonë me respekt, buzëqeshjen tënde dhe kujtimet që le pas. Fjalët nuk e lehtësojnë dhimbjen që ndien familja jote, por lutemi që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”.

Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar nga autoritetet kompetente