Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gega, ka publikuar pamje nga takimi që ka mbajtur me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Gega ka thënë se vlerësimi nga ta, është i një grade tjetër.

Ai përmes një postimi në “Facebook”,  ka thënë se do të punojë me përkushtimin më të madh për vlerat e luftës dhe do ta përfaqësoj zërin e tyre në Parlament.-Advertisement-

“Vlerësimi që e merr nga veteranët e luftës së UÇK-së, është i një grade tjetër. Për këtë lumturohem brenda e jashtë fushatës zgjedhore. Do të punoj me përkushtimin më të madh për vlerat e luftës dhe do të përfaqësoj zërin e tyre në Parlament”, thuhet në njoftim.

Ndryshe Arben Gega kandidon për deputet me numrin 68 nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.