Kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Arben Gega,  pas hapjes zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, duke shprehur optimizëm për rezultatin zgjedhor.

Përmes një postimi në Facebook, Gega tha se PDK-ja ka nisur “fushatën e fitores”, duke theksuar mbështetjen dhe energjinë që, sipas tij, po e shoqëron partinë në këtë proces zgjedhor.

“U hap fushata e fitores! Me energji, mbështetje të madhe dhe besim për ndryshim, sonte nisëm rrugëtimin tonë drejt 7 qershorit. PDK është gati ta kthej Kosovën në linjën e zhvillimit. Ferizaji, ku u mbajt hapja e fushatës, është shembulli më i mirë si ecë një vend që udhëhiqet nga PDK. STOP KRIZËS. NDRYSHO KOSOVËN. PDK 125 | Arben Gega 68”, ka shkruar Gega ne Facebook.