Policia e Kosovës ka arrestuar Arblind Pirevën, i dyshuari kryesor për vrasjen e Agron Hajdarit “Radulla”, që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ishte në kërkim nga organet e rendit dhe është lokalizuar pas veprimeve hetimore të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme.
Pas sigurimit të prezencës së tij dhe përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, Arblind Pireva është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Ai dyshohet për përfshirje në vrasjen që ka ndodhur në rrugën “Rifat Berisha” në Prishtinë, ku viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Policia ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.














