Besim Hoxha, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së ka takuar një grup të rinjsh me profesione të ndryshme.
Gjatë këtij takimi, Hoxhaj thotë se mbështetja e rinisë është shpresa më e madhe për një Kosovë më të zhvilluar, kreative dhe me më shumë mundësi për të gjithë.
“Mbështetja e rinisë nga profesione të ndryshme është shpresa më e madhe për një Kosovë më të zhvilluar, kreative dhe me më shumë mundësi për të gjithë. Arkitektë, muzikantë e të rinj të talentuar po dëshmojnë se e ardhmja ndërtohet me dije, punë dhe besim në vendin tone”, ka shkruar Hoxha në Facebook I cili në listën zgjedhore mban numrin 77.















