Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, shtetas të huaj, në Prishtinë, pas një aksioni ku janë gjetur armë, municion dhe substanca narkotike.

Sipas raportit policor, arrestimet janë kryer më 19 maj 2026, ndërsa gjatë kontrollit të realizuar në banesën e të dyshuarve janë konfiskuar një armë zjarri me 23 fishekë, tetë telefona mobilë, dy pasaporta të shteteve të huaja si dhe 2.1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, shkruan KlanKosova.tv.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 18.05.2026. Me datë 19.05.2026 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas te huaj si dhe është kryer kontrollë në banesën e tyre ku janë gjetur dhe konfiskuar: një armë me 23 fishekë, tetë telefona, dy pasaporta të shteteve te huaja si dhe substancë e dyshuar narkotike marihuanë 2.1 gram. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.