Është gjetur në zonën e Deçanit një person me inicialet M.S, i cili ishte raportuar se ishte zhdukur në Leposaviq muajin e kaluar.
Policia njoftoi se ai u gjet nga njësitë patrolluese në Deçan.
“Me datë 28.04.2026, në Stacionin Policor në Leposaviq, nga familjarët është raportuar zhdukja e një personi mashkull me inicialet M.S. (1990). Sipas deklarimeve të familjarëve, i njëjti kishte pasur herë pas here probleme psikike. Sipas informatave të tyre, në momentin e kontaktit të fundit ai kishte qenë në Serbi dhe kishte deklaruar se do të kthehej në Kosovë”, njoftoi Policia.















