Kandidati nga radhët e PDK-së, Arben Gega, ka zyrtarizuar rikandidimin e tij për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke theksuar se garës i hyn me të njëjtin numër, të njëjtin qëllim dhe me më shumë vendosmëri, shkruan Gazeta Infokus.
Gega u shpreh se angazhimi i tij politik ka qenë gjithmonë i lidhur ngushtë me qytetarët dhe përgjegjësinë ndaj vendit.
“Po nisim përsëri. Me numër të njëjtë. Me qëllim të njëjtë dhe me më shumë vendosmëri. Rikandidoj për deputet me bindjen se puna, përkushtimi dhe afërsia me qytetarët janë rruga e vetme për të sjellë ndryshim real”, ka deklaruar ai.-Advertisement-
Ai theksoi se ky rrugëtim për të nuk ka qenë vetëm politikë, por një përgjegjësi ndaj qytetarëve që i kanë besuar ndër vite, ndaj Suharekës dhe Kosovës.
Gjithashtu kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar, siç tha, më të fortë, më të qartë dhe më të vendosur se kurrë.
Arben Gega garon me numrin 68 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në Kuvendin e Kosovës.















