Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për skandalin me rezerva shtetërore. Aktakuza ndaj saj është konfirmuar në mars të këtij viti nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila i kishte refuzuar si “të pabazuara” kërkesat e avokatëve të të pandehurve lidhur me kundërshtimin e provave dhe hedhjes poshtë të aktakuzës.
Në anën tjetër, Azemi është shpallur fajtor në prill dhe bashkë me të edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, të cilët u dënuan për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, me nga një vit e gjashtë muaj burgim, raporton Klankosova.tv
Vitin e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte liruar nga akuza Manxhukën, ndërsa Azemin, Qerim Elshanin dhe Edi Zenelaj i kishte dënuar me nga 6 muaj burgim.
Por, po atë vit, në tetor, Apeli e ktheu rastin në rigjykim.
Kujtojmë se një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga Albin Kurti, në kohë zgjedhjesh, që nuk ‘guxon’ më ta premtojë ishte që “Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”















