Në përkujtim të 28 vjetorit të vrasjes së Ilir Konushevcit, sot është publikuar një fotografi pranë varrit të tij nga Fahri Fazliu i ri, familjar i heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu, së bashku me Ilir Konushevcin e ri, nipin e gjeneralit Ilir Konushevcit.

Në këtë moment përkujtimor nga brezat e rinj të familjeve heroike u nderua figura e Konushevcit, njërit ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe mbështetësit e rëndësishëm të logjistikës së saj.

Fahri Fazliu i ri dhe Ilir Konushevci i ri
Fahri Fazliu i ri dhe Ilir Konushevci i ri

Ilir Konushevci mbetet një emër i lidhur ngushtë me historinë e luftës çlirimtare dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.