Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka dalë me sqarim pas reagimeve për lënien në tokë të Deklaratës së Pavarësisë në këtë Ministri.

Reagimet erdhën pasi ish-deputetja e Vetëvendosjes, Adelina Grainca, publikoi një fotografi me Bashëm e ku në sfond shihet Deklarata e Pavarësisë e lënë në tokë pas kauçit.

Basha tha se janë në proces të bartjes e sistemimit në objekt të ri të Ministrisë dhe se aktualisht po funksionojnë me kushte të përkohshme.

“Sa i përket lajmit për vendndodhjen e Deklaratës së Pavarësisë, dua ta sqaroj për opinionin publik se aktualisht jemi në proces të bartjes, sistemimit dhe inventarizimit të hapësirave të punës në objektin e ri të Ministrisë.Me procesin e bartjes dhe organizimit të inventarit nuk mirret Ministri, por janë zyrtarët e Logjistikës, sepse këto janë çështje teknike dhe operative të organizimit.Deri tani, ky ambient funksionon në kushte të përkohshme, me orenditë e bartura nga objekti i vjetër dhe me organizim të improvizuar” shkruan në reagimin e tij Basha.

Basha tha se Deklarata e Pavarësisë nuk është hedhur siç është raportuar sipas tij padrejtësisht në disa portale.

“Pjesë e inventarit dhe e materialeve të bartura është edhe Deklarata e Pavarësisë, e cila “nuk është hudh”, siç është raportuar padrejtësisht dhe me tendencë në shumë portale, por është sjell në zyrë nga objekti i vjetër dhe po pret derisa zyrtarët e logjistikës ta varin në mur”