Ish-deputeti  Kuvendit të Kosovës, Paris Guri, në një intervistë në FRONTAL ka folur për figurat që po i bashkohen LDK-së në krye me Vjosa Osmanin dhe për “bashkimin e madh” që po promovohet nga kryetari Abdixhiku.

I pyetur për emrin e Faton Pecit, Guri ka thënë se ky përbashkim ka të bëjë me njerëzit që ia duan të mirën Kosovës dhe sipas tij, Faton Peci s’është një prej tyre.

“Ky përbashkimi i madh ka qenë për një bashkim i njerëzve që e duan vendin. S’mendoj që Faton Peci hyn në kategorinë e njerëzve që kontribuojnë ndershëm”, ka thënë Guri duke thënë se Peci ka edhe aktakuzë nga Prokuroria.