Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të rëndë të ndodhur në Ferizaj, ku një e dyshuar grua ka lindur foshnjën e saj në tualetin e Emergjencës.
Foshnja, siç ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vdekur pak kohë pas lindjes.
Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje e foshnjes gjatë lindjes”, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po trajtohet në procedura të mëtejshme hetimore. E dyshuara po qëndron në repartin e Gjinekologjisë në Ferizaj për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, thotë Veseli.















