Kreu i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati, sot në një lidhje direkte nga Haga për emisionin FRONTAL ka folur edhe për sharjet që bëhen në adresë të krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë.

Gucati ka thënë se mjerë ata që nuk e dinë se kush është brenda në Gjykatë dhe ka thënë se do t’ia lënë Zotit për të marrë hak për gjithë fyerjet që po bëhen nëpër rrjete sociale.

“Është e rëndë kur hyn brenda. Mu mbushën sytë lotë ku re di kënd e kemi lënë brenda. Mjerë ata mjeran që nuk e dinë kush është brenda. Mjerë ata që shajnë e fyejn nëpër ‘facebook’-a. Ata nuk e dinë që s’dënohen as Kadria, as Thaci, as baci Jakup as gjenerali Selimi. Aty dënohet shteti i Kosovës”, ka thënë Gucati.

“Po na fyejnë nëpër rrjete sociale. Por do t’ia lëmë Zotit dhe ai merr hak”, ka shtuar ai.