Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Listën Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Lista Preliminare e Votuesve përmban: 2,092,202 votues, pra 15,912 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

“Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor, është: 22,131 votues, prej të cilëve: • 16,933 votues konsiderohen të rinj që, pas zgjedhjeve për Kuvend (28.12.2025), kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor. Prej tyre 8,755 (51.70 %) janë meshkuj, ndërsa 8,178 (48.30 %) janë femra; dhe • 5,198 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e