yrtarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se vetëm disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria Kurti ka shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse.
Ajo ka bërë me dije se këto nuk janë konkurse normale.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se këto janë përpjekja e fundit për kapjen e institucioneve para se të mbahen zgjedhjet.
“LVV-ja, pasi e përmbylli kapjen e AKP-së, RTK-së, KPMM-së dhe Komisionit të Jurisprudencës, vetëm disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, ka shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse. Këto nuk janë konkurse normale, janë përpjekja e fundit për kapjen e institucioneve para se të mbahën zgjedhjet”, ka shkruar ajo, duke se shtuar se ky nuk është një proces kredibil.
“Po, konkurset janë hapur disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, por pikërisht këtu qëndron problemi: a mund të quhet proces kredibil një konkurs që shpallet në prag të shpërndarjes së Kuvendit dhe i tëri zhvillohet nga një Qeveri në dorëheqje? A janë këto konkurse për profesionistë, apo për t’i rehatuar njerëzit e pushtetit para zgjedhjeve? Institucionet publike nuk janë pronë e asnjë partie politike, nuk janë strehë për militantë, as tortë që ndahet në minutat e fundit të pushtetit. Qeveria e re që vjen pas zgjedhjeve duhet t’i ndalë menjëherë këto praktika, ta ristartoj këtë proces dhe këto pozita t’i plotësojë me njerëz profesionistë, të pavarur dhe me integritet”, ka shkruar ajo, duke treguar pozitat e shpallura.















