Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, të cilit mbrëmë iu publikua një mesazh ku shkruhej “Po e zgjedhim presidentin karate”, ka dhënë një sqarim shtesë lidhur me këtë çështje.

Ai tha se bëhej fjalë për një komunikim me sarkazëm mes miqsh.

“Ky është një komunikim me sarkazmë, ndërmjet miqsh. Konsideroj se është cenim i privatësisë në vendin e punës për deputetin. Nuk konsideroj se këto janë për publikun. Kërkoj falje nëse ka pasur ndonjë reagim apo shqetësim te qytetarët”, tha Bardiqi kur u pyet nëse “do ta zgjedhin sërish karate presidentin”.

Ai shtoi se fjala “karate” ishte përdorur në thonjëza.