Në spektaklin e së premtes të “Ferma VIP 3”, një moment i papritur dhe mjaft i ngarkuar emocionalisht erdhi për konkurrenten Fabjola Elezaj, pasi në emision iu shfaq vëllai i saj, Fabiani.

Gjatë ndërhyrjes së tij, Fabiani u shpreh hapur se ai dhe familja nuk kanë qenë dakord me lidhjen e Fabjolës me Adionin, duke e bërë të qartë se kjo zgjedhje nuk është pritur mirë nga njerëzit e saj më të afërt.

Në një bisedë të drejtpërdrejtë, ai e pyeti nëse e mbante mend se çfarë kishte deklaruar para se të hynte në këtë aventurë televizive, duke nënkuptuar se pritshmëritë dhe qëndrimet e saj mund të kenë qenë ndryshe nga ajo që po shfaqet tani brenda fermës.