Kuvendi i Kosovës, ka pranuar me 22 Shkurt një kërkesë nga kompania “INTEGRA” për ta mbështetur financiarisht një projekt që siç është thënë ka për qëllim ta ruaj kujtesën kolektive për krimet e luftës në Kosovë.
“Qëllimi i kësaj ekspozite është të ruaj kujtesën kolektive të viktimave të luftës në Kosovë, të nxis reflektimin mbi të kaluarën dhe të kontribuoj në zhvillimin e një shoqërie me të vetëdijshme për të vërtetëtn të bazuar në hulumtime dhe evidencë”, shkruan ndër të tjera në këtë kërkesë, që e ka siguruar PortaliMagazina, drejtuar Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Duke treguar se paratë tjera janë siguruar vetëm u duhen të holla për t’i printuar fotografitë e kësaj ekspozite, Kushtrim Koliqi hartues i kësaj kërkese i drejtohet Kuvendit për t’ia lypur 12 mijë e 800 euro.
Albulena Haxhiu, në mbledhjen e mbajtur me 2 mars, e ka prezantuar para kryesisë këtë kërkesë, pa përmendur emrin e Shkëlzen Gashit që qëndron pas këtij “projekti” dhe më pas anëtarët e kanë votuar.
Kuvendi ka ndarë për këtë projekt vetëm 5 mijë euro, nga shuma e kërkuar, sepse Rregullorja kufizon kryesinë të mbështesë shuma më të mëdha para.
Kjo është kërkesa e Xenit & Co drejtuar kryetares së Kuvendit të Kosovës e cila pjesërisht u miratua nga Kryesia.















