Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar 30 ditë paraburgim për Jetmir Jusufin, i cili dyshohet se vrau vëllanë e tij, Faruk Jusufin, më 21 mars në Bokshiq të Klinës.
Ai akuzohet për “vrasje të rëndë” dhe mbajtje të armëve pa autorizim.
Prokuroria thekson rrezikun që lirimi i tij mund të ndikonte në dëshmitarët familjarë dhe ka kërkuar paraburgim për sigurimin e procedurës penale.














