Besimtarët myslimanë festojnë këtë të premte Fitër Bajramin, duke përmbyllur muajin e madhërishëm të Ramazanit.
Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën mëngjesin e sotëm në sheshin “Skënderbej” për të kryer faljen e namazit.
Në mesazhin e tij, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu tha se lutjet tona shkojnë për njerëzit që vuajnë në zonat e konfliktit.
“Konfliktet, luftërat dhe padrejtësitë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish të pafajshëm ka familje së sot nuk e ndjejnë gëzimin e kësaj lutjeje, e kësaj dite por dhimbjen e humbjes dhe pasigurinë e së nesërmes. Ne këtë ditë të bekuar lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që vuajnë, për fëmijët që rriten mes frikës dhe zhurmës së luftës, për nënat që presin me ankth një lajm për bijtë e tyre dhe për popujt që kërkojnë paqe dhe drejtësi”, u shpreh Spahiu.















