Një mesazh i brendshëm, i siguruar nga Nacionale, ka ekspozuar sërish censurën e pabesueshme në Radiotelevizionin e Kosovës. Në të, U.d. Kryeredaktori i RTK-së, Blerim Haxhiaj, u ndalon hapur gazetarëve të transmetojnë reagimet e sindikatës, pa miratimin paraprak të menaxhmentit.

Në mesazhin dërguar, Haxhiaj shkruan: “Ju lutem te keni kujdes me lajmet per RTK. Sipas udhezimit qe e keni te gjithe, pa marre qendrimin zyrtar te menaxhmentit te RTK nuk mund t’i perfshini ne edicione keto @all”.

Pasa mesazhit të Haxhiajt listoheshin kërkesa emergjente, përfshirë kthimin e menjëhershëm të 89,909 eurove të ndaluara në emër të interesit, përfshirjen e punëtorëve në pagën e 13-të, dhe përmbushjen e obligimeve ligjore për financim të qëndrueshëm. Sindikata paralajmëronte reagim të fuqishëm sindikal dhe ligjor nëse padrejtësitë nuk korrigjoheshin, duke theksuar se “RTK nuk është barrë. Është obligim ligjor dhe shtetëror!”.