Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka përfunduar aksioni në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

Në njoftim, po ashtu shtohet se, lidhur me këtë aksion, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurat me inicialet I.R.J., F.L., dhe A.I.K., në cilësinë e personave zyrtarë në ARBK, dyshohen për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, përcjell Gazeta Express.

Nga prokuroria po ashtu bëhet e ditur se, të njëjtat, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin, me dashje dhe me qëllim kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme në mënyrë që personi me inicalet I.B., të përfitoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

‘’ Sipas dyshimeve, ato kanë bërë ndryshimin e pronësisë së aksioneve të kompanisë ‘’N.K.W.P’’ ’’Sh.P.K’’ në vlerë mbi 50.000 (pesëmbëdhjetëmijë) euro.  Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Përfundon aksioni i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në ARBK

Prishtinë, 18 Mars 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik, se në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe njësitet përkatëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar me zbatimin e një aksioni në Agjencinë e Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), insititucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në komunën e Prishtinës.

Lidhur me këtë aksion, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurat me inicialet I.R.J., F.L., dhe A.I.K., në cilësinë e personave zyrtarë në ARBK, të njëjtat dyshohen për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, të cilat duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin, me dashje dhe me qëllim kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme në mënyrë që personi me inicalet I.B., të përfitoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas dyshimeve, ato kanë bërë ndryshimin e pronësisë së aksioneve të kompanisë ‘’N.K.W.P’’ ’’Sh.P.K’’ në vlerë mbi 50.000 (pesëmbëdhjetëmijë) euro.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.