Policia rajonale e Gjakovës, ka konfirmuar dorëzimin në polici të të dyshuarit për rastin e vrasjes dhe plagosjes sot në Gjakovë.

Ajo tha se dorëzimi i të dyshuarit ndodhi para pak çastesh në policinë e Gjakovës.

Konfirmimi i saj i plotë:

Pas ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku kishte ndodhur një konflikt si pasojë e të cilit një person mbeti i plagosur dhe një tjetër humbi jetën, i dyshuari para pak çastesh është dorëzuar në Polici në Gjakovë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po ndermerr të gjith hapat e nevojshem bazuar në procedurat policore.