Gjatë ditës së premte, është duke u zhvilluar seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti.

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, u ndalua të mërkurën dhe dyshohet për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.

Sakaq, seanca dëgjimore po mbahet me dyer të mbyllura.

Nga pamjet që janë publikuar, në Pallatin e Drejtësisë ka mbërritur edhe babai i Gjestit, Jetoni, si dhe menaxheri i tij, Bonart Ajvazi.