Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është  shënuar 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Aty u bë rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, e të pranishëm edhe krerët e institucioneve dhe Rifat Jashari.

Ndërsa presidentja, Vjosa Osmani ka parakaluar para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.