Anëtari i LDK-së, Egzon Pacolli, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për intervistimin që i është bërë sot kreut të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe ish-kreut të ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria Speciale, lidhur me rastin e subvencioneve.
Pacolli, duke komentuar sulmet e Pecit në drejtim të bashkëpartiakut të tij Paris Guri, ka thënë se s’ka pasur asgjë tendencioze dhe se të gjitha informacionet për dhënie të granteve kanë qenë të ditura në publik.
Ai ka thënë se Pecit i është bërë Prokuroria Speciale sikur të dalësh për kafe, aq shpesh që po i bie të ketë punë me organin e akuzës.
“Fatonit, Prokuroria Speciale iu ka bo si me shku me pi kafe, aq shpesh po i bjen me shku aty edhe shpresoj që prokuroria t’i marrë hapat e duhur dhe të mos ndikohet nga pushteti aktual”, ka thënë Pacolli.
“S’ka asgjë tendencioze.”, ka shtuar ai.















