Një operacion i gjerë hetimor është duke u zhvilluar në Malishevë, ku mbi 50 komisionerë zgjedhorë janë shoqëruar deri më tani nën dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor.

Dyshimet serioze shtrihen edhe në komuna të tjera, përfshirë Malishevën, si dhe zona të tjera ku janë evidentuar mospërputhje të rezultateve të votimit.

Komisionerët e shoqëruar po intervistohen në lidhje me dyshime për: ndërhyrje në numërimin e votave, mospërputhje të rezultateve përfundimtare si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë procesit zgjedhor.

Hetimet po zhvillohen nga njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim të plotë me Prokurorinë, ndërsa rasti po konsiderohet si një nga hetimet më serioze për manipulim zgjedhor në vitet e fundit, shkruan Sinjali.