Janë arrestuar dy persona në Gjilan, njëri në cilësinë e drejtorit të shkollës dhe tjetri zyrtar në të njëjtën shkollë, nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Sipas policisë, ata dyshohet se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej afro 20 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.