Policia në Prishtinë, ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për përfshirje në së paku katër raste të vjedhjeve në Prishtinë.

Si rezultat i veprimeve policore, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari B.V., mashkull, 44 vjeç.

Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.