Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës ka njoftuar se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë është shtyrë deri më 19 janar për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe vështirësive në sigurimin e ngrohjes në disa shkolla.
“Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës njofton se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shtyhet deri më datën 19.01.2026”, thuhet në njoftim.
“Ky vendim është marrë si pasojë e gjendjes aktuale të shkaktuar nga kushtet atmosferike, ku reshjet e shiut dhe borës kanë vështirësuar edhe qarkullimin. Si dhe duke marrë parasysh vështirësitë në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore”.
Ata kanë vlerësuar se nuk ekzistojnë kushet minimal për mbajtje të mësimit.
“DKA ka vlerësuar se nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit arsimor”.
“Ky vendim është marrë në funksion të sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor”.
“Luten drejtuesit e institucioneve arsimore që të njoftojnë me kohë stafin mësimdhënës dhe prindërit për këtë vendim”.















