Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se tre persona dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Jeton Buqukut, duke e plagosur atë.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga ekipet mjekësore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të incidentit, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Rasti po trajtohet nga organet e hetuesisë, në koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa hetimet janë në zhvillim.