Komuna e Skenderajt ka njoftuar qytetarët se nga data 9 janar do të fillojë procesi i aplikimit për vlerësimet e shkaktuara në ekonomitë familjare dhe biznese pas vërshimeve të fundit që goditën vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur që qytetarët e prekur mund të paraqesin kërkesat e tyre brenda afatit të përcaktuar pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  1. Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);
  2. Kopje e letërnjoftimit;
  3. Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
  4. Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara nga vendi i dëmtuar;
  5. Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar (nëse ka).
    Afati për aplikim:
  • Afati për dorëzimin e kërkesave është 8 (tetë) ditë pune nga data e publikimit të këtij njoftimi.