Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku i është bashkuara Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Klankosova.tv, të cilët shtuan se zyrtarizimi nuk është arritur ende.

Ai do të jetë pjesë e listës së deputetëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

AAK po garon tanimë me dy ish-kryeministra të Kosovës, Çekun, dhe Ramush Haradinajn, njëkohësisht kryetar i kësaj partie.