Ne mengjes, te gjithe u tronditen me vdekjen e parakohshme te kengetarit, Shpat Kasapi, ne mbremje Adelina Ismaili, mbajti koncert. Madje një nga momentet më emocionuese të recitalit të Adelinë Ismailit erdhi para se të niste koncerti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dorëzuar këngëtares së njohur Mirënjohjen Presidenciale, në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në muzikën shqiptare ndër vite.

Në fjalimin e saj, Presidentja Osmani ka çmuar thellë figurën artistike të Adelinës, duke e cilësuar si një nga ikonat më të mëdha të skenës sonë muzikore. Ajo theksoi se Adelina, e njohur gjerësisht si diva e muzikës moderne shqiptare, ka qenë frymëzim për disa gjenerata dhe një zë i fuqishëm artistik e shoqëror.