Kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza është takuar me të parin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, për të cilin ka thënë se ai ka qenë, është dhe mbetet në këtë parti.

Përmes një postimi në Facebook, lideri i PDK-së thotë se Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës.

“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK. Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Hamza shkruan “të bashkuar, gjithmonë të fituar”.

“Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit”.

Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe Ali Ahmeti.