Persona të dyshuar kanë kryer një vjedhje të rëndë ditën e djeshme në Slivovë të Ferizajt.

Në raportin e Policisë, thuhet se hajnat duke hapur një dritare me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit dhe nga aty kanë vjedhur para dhe stoli ari, transmeton Klankosova.tv

Klankosova.tv po ashtu merr vesh se dëmi i shkaktuar llogaritet rreth 50 mijë euro.

Ndërsa rasti po hetohet nga organet e rendit.