Një person ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që kishte marrë, pasi ishte plagosur në fshatin Fushticë të Drenasit.
Klankosova.tv ka mësuar se viktima është me inicialet R.Sh, transmeton Klankosova.tv.
Për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka pohuar se rasti është raportuar rreth orës 13:30.
“I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij.”
Sipas Ahmetit, njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.














