Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht nënën e saj.
Sipas organeve të rendit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën pas mesnate.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.















