Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 18:30, ku janë përfshirë tri automjete.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti po hetohet nga njësiti rajonal i trafikut.