Exit Poll-i në Pejë: Gazmend Muhaxheri i pari me 47.52%

Exit Poll-i për Pejë ka rezultuar me Gazmend Muhaxherin si të parin me 47.52%, raporton Klankosova.tv

I dyti është renditur Taulant Kelmendi i Vetëvendosjes.

Ndërsa i treti është Ali Berisha nga AAK./Klankosova.tv


Agim Aliu vazhdon edhe 4 vjet – Projeksioni i Exit-Pollit të Klan Kosova

Agim Aliu, kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, është projektuar si fitues me të parën.

Ai ka marrë 55.38 për qind të votave nga të anketuarit.

Kjo, sipas exit-pollit të Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS.

I dyti del të jetë Enver Haliti i LVV-së me 30.97 të votave, i pasuar nga Visar Azemi i LDK-së me pak mbi 12 për qind të votave. /Klankosova.tv


Exit-Polli i Klan Kosova: Gjini, plus katër

Exit-Polli i Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS, ka projektuar Ardian Gjinin, kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Gjakovës, fitues qysh në raundin e parë, me 50.67%.

I dyti në këtë projektim ka dalë Ardian Gola i VV-së me 25.21% kurse i treti Shefqet Shehu i LDK-së me 12.84%.


Rezultatet për Prizrenin: Exit Poll-i i Klan Kosovës e nxjerrë Totajn me 46.14%

Exit Poll-i i Klan Kosovës e ka nxjerrë Shaqir Totajn e PDK-së të parin.

Bazuar në këto rezultate, Totaj në Prizren ka marrë 46.14%.

I dyti është Artan Abrashi i Vetëvendosjes, ndërsa i treti Driton Selmanaj i LDK-së, transmeton Klankosova.tv


Exit-Polli i Klan Kosova: Gjilani shkon në balotazh

Exit-Polli i Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS, ka projektuar që Gjilani do të shkojë në balotazh mes Alban Hysenit të LVV-së dhe Arbër Ismajlit të LDK-së.

Sipas këtij exit-polli, Hyseni ka dalë me 48.5% i pasuar nga Ismajli 32.5% dhe Riad Rashiti me 16.2%. /Klankosova.tv


Sondazhi për Mitrovicën: Arian Tahiri me të parën

Komunën e Mitrovicës e fiton Arian Tahiri i PDK-së me 51.12%, bazuar në rezultatet e Exit Poll-it të publikuara ekskluzivisht në Klan Kosova.

I dyti është renditur Faton Peci i LVV-së me 41.23%, transmeton Klankosova.tv

Ndërsa i treti është Gëzim Plakolli i LDK-së me 7.65%.


Exit Poll-i i Klan Kosovës: Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku në balotazh

Klan Kosova ka publikuar ekskluzivisht Exit Poll-in për zgjedhjet lokale 2025.

Komuna e Prishtinës do të shkojë në balotazh, me Përparim Ramën e LDK-së që ka dalë i pari me 35.82% dhe Hajrulla Çekun nga VV me 31.57%.

I treti është renditur Uran Ismaili (PDK) me 26.05%, raporton Klankosova.tv

Në vend të katërt është Bekë Berisha (AAK) me 4.24% dhe Besa Shahini (PSD) me 2.32%./ Klankosova.tv