Fatmir Sheholli ka mbërritur në Gjykatë. I njëjti, u arrestua gjatë ditës së enjte nën dyshimet për përfshirje në spiunazh.

Pas pak pritet të nisë seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit, Fatmir Sheholli, për caktimin e masës së paraburgimit, të kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në arrestimin e Shehollit u angazhua edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Po ashtu, pas prangosjes së të dyshuarit, organet kompetente kryen bastisje në vendbanimin e të njëjtit.