Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot  lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv

Bazuar në pamjet e publikuara nga  “Infokus Plus”, në vendin ku dyshohet për incident, ka dalë Policia e Kosovës dhe vendi është rrethuar me shirita.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me organet e rendit, megjithëse të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

https://www.facebook.com/watch/?v=802043172695049